Ditën e sotme presidenti Ilir Meta ka pasur një konfrontim fizik me forcat e policisë bashkiake, duke hyrë me dhunë në zyrat e FRD.
Në lidhje me këtë sherr të paprecedentë, avokati Spartak Ngjela, ka deklaruar për city news se ajo ishte sjellje e njeriu të shthurur nga koka.
“Unë pak nga lajmet e kapa, sjellje e një njeriu të shthurur nga koka, nga mendja dhe ka të drejtë se këta rrezik të ekstradohen të tërë.
Unë iu botova ligjin dje, po të ketë kryevepra në SHBA dhe vendet e BE këta hiqen nga postet dhe ekstradohen. Ne po presim ligjin e ekstradimit dhe do të shpëtojmë kur të ikin.
Nuk ka rëndësi ai vajti njëherë për ta shkarkuar njëherë ai, kemi të bëjmë me një person i cili nuk ka përgjegjshmëri juridike, ai nuk e di veten që është president e di se është ndonjë kryetar kooperative dhe po i bie qendra dhe kooperativa do ta që ta marri ai. Injorant. Nuk është faji i tij, faji i këtyre që e zgjedhin këtë president mund të vinte Shqipëria që të kishte president një katundar si ai”, – deklaroi Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post