Si asnjëherë më parë, presidenti Ilir Meta u konfrontua fizikisht me policët, të cilët i kërkuan kreut të FRD, Sali Shehu të lirojë zyrat. Pasi i nxori jashtë, kreu i shtetit u prononcua për mediat, nga ku nuk kurseu kërcënimet. Ai tha se efektivët do të përfundojnë nën këpucët e popullit shqiptar nëse vijojnë këtë sjellje.
“Jam këtu pas bisedës telefonike të bërë nga kryetari i FRD-së zoti Shehu për këtë situatë, po kaloja këtu rastësisht dhe ju e patë si dhunohet nga njerëz pas asnjë autorizimi, kryetari i FRD-së së Tiranës në kushtet kur këtu vjen Presidenti i Republikës. Po i paralajmëroj dhe njëherë të gjithë policët, bashkiakë dhe të Policisë së Shtetit, zbatoni ligjet! Të mos përfundoni si policët e Mubarakut, nën këpucët e popullit shqiptar. Kaq. Dhe po i them kryepalaços së bashkisë bandë, ti e di shumë mirë se çfarë kë bërë pa firma dhe me firma. Prandaj mos iu bind më urdhrave të të çmendurit sepse ai do nxjerrë kartelën e të sëmurit psikik më 25 prill apo ndoshta dhe më përpara.” – ka thënë Meta
Kërkesën ndaj FRD për të liruar ambientet, Ilir Meta e cilësoi tentantivë për grusht shteti. Ai i bëri thirrje opozitës të reagojë.
“E konsideroj si një përpjekje për të realizuar një grusht shteti sepse t’i sjellësh një partie zyrtare, opozitare menjëherë pasi nënshkruan një marrëveshje me PD dhe partitë e opozitës, për të marrë pjesë në zgjedhje, t’i sjellësh një shkresë të tillë që nuk ka as vulë, që nuk ka as emër titullari që të mbajë nesër përgjegjësi, që nuk ka as numër protokolli, të bërë me vrap e nxitim vetëm për të dhunuar fizikisht, por edhe psikologjikisht çdo forcë opozitare e cila synon të konkurrojë në kushte të barabarta në zgjedhja, duke keqpërdorur bashkinë bandë.
Padyshim që është tepër irrituese dhe është një paralajmërim për qytetarët shqiptarë për përpjekjet mafioze për të vënë dorë mbi votën e barabartë, mbi procesin zgjedhor me garanci dhe integritet. I bëj thirrje gjithë opozitës që të zgjohet dhe të mos lejojë asnjë prekje të rregullave të garës sepse do të jetë vonë për jo për popullin shqiptar në rast se do vijojë të tolerojë sjelljet e partisë bandë”, deklaroi Presidenti Meta.
Diskutime rreth kësaj post