Presidenti Ilir Meta e ka quajtur kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj policisë së shtetit dhe asaj bashkiake kishte Presidenti Ilir Meta në deklaratën që bëri sot nga zyra e FRD-së.
“E konsideroj si një përpjekje për të realizuar një grusht shteti. Ti sjellësh një partie zyretare opozitare menjëherë pasi nënshkruan një marrëveshje me PD për të marrë pjesë në zgjedhje, ti sjellësh një shkresë të tillë as vulë dhe as emër tituallari as nr protokolli të bërë vetëm për të dhunuar fizikisht e fizikisht çdo forcë opozitare që synoin të konkurrojë në zgjedhje.
Kjo është Bashki-bandë. Është tepër irrituese. Është paralajmërim për qytetarët për përpjekjet mafioze për të vënë dorë në procesin zgjedhor. I bëj thirrje opozitës të zgjohet dhe të mos lejojë më prekje të rregullave të garës se do të jetë vonë. Jam pas telefonatës së Shehut. Jam këtu pas telefonatës së Shehut po kaloja këtu rastësisht. Ju e patë sesi dhunohet kreu i FRD së Tiranës.
Po iu paralajmëroj edhe njëherë, zbatoni ligjet mos përfundoni si Policët e Mubarakut nën këpucët e popullit. Kaq! Ti e di shumë mirë çfarë ke bërë me firma, mos iu bind me urdhërave të të çmendurit se do nxjerrë kartelën e të sëmurit psiqik. I them kryepalacos së bashkisë bandë se çfarë ke bërë me firma. Mos iu bind më urdhërave të të çmendurit se ai do të nxjerrë kartelën më 25 prill apo më para.”, tha Meta pas përplasjes.
Video:
Diskutime rreth kësaj post