Lëvizja Socialiste për Integrim nuk priti momentin e fundit për të dorëzuar listat në KQZ, por ishte kryetarja Monika Kryemadhi, e cila i bëri publikë emrat paraditen e të hënës.
Analisti Baton Haxhiu i pranishëm në emisionin “Shock” thotë se problemi më i madh i LSI-së nuk është përmbajtja e listës, por lidershipi i saj.
“Është gabuar shumë në tri vitet fundit në strategji për të pasur sukses në listë, lista ka kuptim kur është brenda kontekstit, brenda një rrjedhje logjike. Lista ka kuptim kur përfaqësimi është jashtë shtëpisë. LSI e ka një problem dhe ka një problem serioz, kush e udhëheq LSI?. Besueshmëria nuk është te lista, por tek udhëheqja. Mungon liderishipi për të thyer akullin ose për të bërë opozitarizmin të fortë, atëherë ka shpresë. Ky lidershipi i LSI do ketë problem”, theksoi Haxhiu.
Diskutime rreth kësaj post