Analisti i njohur, Agron Gjekarkaj, tashmë pjesë e listës të Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, ka komentuar kandidimin e shefes së Infektivit, Najada Çomo dhe inxhinieres Luljeta Bozo, të cilat do të jenë të pozicionuara në radhët e PS.
Analisti tha se dy figurat janë tepër të nderuara, por sipas tij, kryeministri Edi Rama ka dështuar me pandeminë dhe dëmet e shkaktuara nga tërmetet e 2019-ës.
“Është një zonjë e respektuar, por zonja Bozo se ndaloi tërmetin, ai binte. Ai zgjodhi dhe Çomon, nuk e njoh thonë që është zonjë e mirë, dy simbole, të tërmetit dhe pandemisë. Por ne kemi dështuar si me tërmetin dhe pandeminë. Rama ka gënjyer për gjithçka në tetë vite. S’ka tepsi dhe timon, thjesht ajër”, u shpreh Gjekmarkaj.
I pyetur nëse ndihet keq që jeni tek ato lista dhe nuk është Klevis Balliu, Genc Pollo, Ruli?
Gjekmarkaj: Nuk është një tragjedi e madhe të mos jesh deputet. Këta figura janë shumë të nderuara, nuk e di nëse kanë aspiruar të jenë për deputetë. Unë zë karrigen time, meqenëse kam pranuar atë ofertë. Ata janë të nderuar, mund të jenë pjesë e ekipit të zotit Basha. Secilin për tyre kam vetëm fjalë të mira për të thënë, listat janë subjektive në fund sepse është çështje perceptimesh.
Diskutime rreth kësaj post