Kreu i LZHK Dashamir Shehi teksa po komentonte për prurjet e reja në listën e Partisë Socialiste, tha se Luljeta Bozo dhe Najada Çomo i dhimbsen pasi ishin dy figura me integritet në fushën e tyre dhe politika do t’i përbaltë.
“Bozon e njoh si inxhiniere të vjetër. Me gjithë respektin që kam me inxhinierët e vjetër e kam problemin se janë njerëz të paangazhuar dhe janë fare naivë në këtë çështje. Nuk do të ofrojnë kontribut. Bozo dhe Çomo më dhimbsen, kishin emër të mirë. Mënyra sesi përcillet ndaj raportin me politikën i largon nga e mira. Ishte një inxhiniere e nderuar që hyn në një proces të përbaltur të politikës
Doja ta pyesja çfarë mendon për kryeministrin zonja Bozo që tha jam krenare? Unë mendoj se është hajdut. Unë kështu mendoj. Mendoj se për 8 vjet e ka shkatërruar administratën, gënjen nga mëngjesi në dark, na la te porta e Evropës dhe po na çon drejt Arabisë. Nuk e di zonja Bozo a e ka bërë këtë llogaritje me mendjen e vet. ne në parlament këtë llogarisim”, tha Shehi.
Diskutime rreth kësaj post