Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëron ngrica dhe rënie temperaturash gjatë ditës së nesërme. Lajmi i mirë është se nuk do të ketë reshje shiu, por mot të kthjellët.
“Ditën e Enjte vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.
Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut e fortë deri dhe intensive me shpejtësi mesatare 3-12m/s. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 20-25m/s. Valëzimi i forcës 2 dhe 4 ballë.
Gjithashtu vlen për tu theksuar se për shkak të temperaturave negative dhe reshjeve të dëborës në zonat malore priten ngrica të forta përgjatë akeseve rrugore”, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -5°C deri në 6°C
zonat e ulëta 1°C deri në 13°C
zonat bregdetare 4°C deri në 12°C
Diskutime rreth kësaj post