Deputetja Rudina Hajdari ka zbuluar detaje nga takimi me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Kjo e fundit ishte ditën e sotme në Elbasan, ku takoi kandidatët për deputetë në këtë qark.
Kim u takua me Taulant Ballën, Gazment Bardhin, Monika Kryemadhin dhe Rudina Hajdarin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari ka shkruar se është e lumtur që kandidatët e Nismës Thurje përfaqësojnë më të mirën e shoqërisë.
Sipas saj, kush e blen votën duhet ndëshkuar dhe turpëruar.
“E nderuar që Ambasadorja Yuri Kim veçoi zyrat elektorale të Nismës Thurje në vizitën e saj në Elbasan, për tu prezantuar nga afër me kandidatët dhe skuadrën tonë.
Jam e lumtur që të gjithë kandidatët tanë përfaqësojnë më të mirën e shoqërisë, profesionistë të fushave të ndryshme të cilët ia kanë dalë mbanë të kenë sukses falë talentit, ndershmërisë dhe përkushtimit.
I bashkohem thirrjes së Ambasadores për shitblerjen e votës. Kush e blen duhet ndëshkuar dhe turpëruar e kush e shet duhet të kuptojë se po shet të ardhmen e vet dhe të fëmijëve.
Koha ta përdorim votën me mençuri, për të mbështetur të ardhmen dhe hedhur pas të shkuarën.
Thank you Yuri”, shkruan Rudina Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post