Konkurenti i “Për’puthen” është sulmuar nga disa të rinj dhe arsyeja mendohet se ka lidhje me trazirat që ai ka shkaktuar së fundmi në emision.
Burime për kryefjala.com bëjnë me dije se ditën e djeshme atë e kanë sulmuar, madje i kanë shkatërruar edhe lokalin.
Pak ditë më parë, në një lidhje me ‘skype’ në emsion Atdhe Xheravina zbuloi se ai ka marrë disa mesazhe kërcënuese nga persona që supozohej se ishin miqtë e konkurentes tjetër, Sarës.
Nuk dihet nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën, por më herët Atdheu tha se ka prova lidhur me kërcënimet që po i bëhen, të cilat do t’i publikonte me kalimin e kohës.
Ai është larguar përfundimisht nga emsioni, ndërsa pak më parë ka bërë edhe një postim në llogarinë e tij në ‘Instagram’, ku shkruan:
“Me thoshte Fation Kuqari: Do gjesh një qetësi të papame, po nuk e besoja”. – ka shkruar ai.
Diskutime rreth kësaj post