Mbrëmjen e djeshme emisioni investigativ “Fiks Fare”, ka publikuar një video ku kandidati i LSI-së në zonën e Librazhdit, Sokol Skura shihet duke bërë pazare për shitblerje votash.
Kandidati Skura pohon se çmimin do e vendosi e do e ngrejë sa të dojë ai.
Në lidhje me videon në fjalë ka reaguar vetë Skura, i cili e quan atë një mashtrim të iniciuar nga Taulant Balla, kundërshtari i tij në zonën e Librazhdit.
“Mashtrimet e inicuara nga Kryedeputeti jonë “çuni i Librazhdit“. me sejmenë të paguar që më vjen turp tja përmend dhe emrin se gjithë Librazhdi e njeh kush është që kur kandidon për president federate nuk merr dhe votën e vet, nuk më intimidojnë në fitoren time në 25 prill si kandidat i LSi dhe fitores tonë në këto zgjedhje.
Mashtrimet, montimet dhe manipulimet ordinere të Taulant Ballës dhe mediave rilindase vetëm më bëjnë të qesh. Taulant kot lodhesh duke rritur pazarin e votave, paratë që i ke marrë librazhdiotëve do ti kthesh një me një. Suksese në jetë Tao unë i pesti dhe ti i teti. Po vendos dhe linkun që ta marrin vesh qytetaret e Librazhdit që po rikthen kohën e Enver Hoxhës dhe sigurimin e shtetit,” – shkruan ai.
Skura u arrestua ditën e hënë nga policia pasi u kap i dehur duke drejtuar makinën, ditën kur dhe Monika Kryemadhi e prezantoi si kandidat të LSI-së për qarkun e Elbasanit.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post