Avokat Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Frontline” të Marsela Karapanços në “News 24” ka analizuar situatën pas dorëzimit të listave nga partitë në KQZ.
Ngjela thotë se edhe kësaj radhe liderët kanë zgjedhur lista partie, por pyetja më e madhe është se sa të inkriminuar ka në këto lista. Për Ngjelën, paralajmërimet e ambasadores amerikane janë shumë të qarta dhe se tashmë topi është në fushën e Uashingtonit.
“Pyetja më e madhe është sa të inkriminuar janë. Këto janë broçkulla. Sepse hyn në konflikt me politikën amerikane. Mban dot Rama ditë për ditë konflikt me SHBA? Me se do e mbajë, me avionët, me ekonomi. E suporton dot Shqipëria një embargo të SHBA. Këta janë mendjelehtë. Ka marrë korrupsionin Meta e ka futur në listën e tij. Këta ose i kanë përdorur bashkë kur kanë qenë në qeveri, ose janë bashkë. Meta e bëri korrupsionin parlamentar. Sepse mendon se janë të sigurt nga antikorrupsioni. Nëse fillon hetimi parlamentar, dhe SPAK me Byronë e Hetimit nxjerrin faktet se sa para ke, kush do e mbrojë.
Kjo të lë kuptuar se këta kanë qenë bashkë. Gjithë fluksi. Hetoheni. Unë e kam mbrojtur, Fatmiri ka punuar mirë, ka punuar shumë mirë si ministër i Drejtësisë. Ka qenë nën influencën e politikës amerikane, të Ramës as diskutohet. Pas eliminimit të Xhafës ka rënë intensiteti i reformës. Herë herë mendon se prandaj e hoqën, që të ikte tensioni, se ai është ekspert, profesionist, jurist”, – tha avokati.
Sipas tij, arsyeja që ka ndërhyrë ambasadorja është sepse disa ministra apo ish-ministra janë të korruptuar. Sipas avokatit, ai që ka sjellë korrupsionin në vend është presidenti.
“A e keni parë ndërhyrjen e ambasadores amerikane për të inkriminuarit? Ky është shkaku. Janë të korruptuarit që kanë qenë ministra. Problemi qëndron se Meta pruri korrupsionin. Këtu ka një gjë, ose ai e ka përdorur si kryetar partie apo kryetar Parlamenti, ose kanë qenë bashkë. S’merrem me emra. Këtu nuk është luftë emrash, por konceptesh. Mori korrupsionin Meta. Mbase të korruptuar s’janë të gjithë. Pyetja që bëhet këtu është pse. Ose është me Metën dhe tallen me popullin, ose ky është tallur me të. Më duhen emrat mua, emrat do i nxjerrë politika amerikane. Nëse nuk heq të inkriminuarit do nxjerr emrat”, – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post