Analisti Baton Haxhiu tha se mënyra se si janë konceptuar listat do të sjellin një pjesëmarrje masive të votuesve në zgjedhje, por që nuk do të mungojnë as përplasjet.
“Kjo listë do të sjellë pjesëmarrje masive të votuesve në zgjedhje. Për faktin që secili individ do angazhohet për të sjellë tek kutia e votimit, familje, shok miq. Janë arsye logjike që pjesëmarrja në zgjedhje do të jetë e madhe”, – tha analisti.
Haxhiu thotë se të preferuarit e kryetarëve në këto lista janë të sfiduar.
“E dyta që është në këtë listë, sfiduesit më të mëdhenj janë të preferuarit e kryetarëve. Nëse ata nuk marrin vota dhe janë të preferuar do të kenë problem moral me të tjerë që kanë marr vota më shumë, por nuk përfaqësohen për 10 apo 15 vota në parlament. Aty do lindë përplasje për kualitetin e votës dhe renditjen në lista”, – u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post