Deputetja e PS, Mimi Kodheli e ftuar në “Real Story” ka komentuar pozicionimin e saj në vendin e 21-të në listën e Qarkut të Tiranës.
Ajo ka thënë që i ka shprehur kryeministrit Rama kërkesën që zonat elektorale të ndahen me qendra votimi të barabarta si dhe ka shtuar se si politikane me profil kombëtar do të marrë vota nga e gjithë zonat e Tiranës.
“Ju e dini kodin zgjedhor. Ai ka një ngërç të vogël që për mendimin tim duhet rregulluar në kod apo qoftë edhe me akte. N.q.s. në Tiranë ka 930 Qendra Votimi dhe 36 kandidatë, duhet që çdo deputet të kishte rreth 30 QV të tijat. Duhet të kishte një rishpërndarje të mandateve në mënyrë të barabartë. Pse disa duhet të kenë disa 30 QV dhe unë p.sh. të kem 12? Por, nga ana tjetër unë kam të drejtën që të kërkoj vota në të gjitha zonat e Tiranës dhe si një figurë me profil kombëtar do të siguroj më shumë se 10.000 vota.
Unë do marr më shumë se 10.000 vota dhe do kaloj dikë që merr më pak se 10.000 vota atje ku renditen ata që ju i quani të sigurt…. Nuk është çështje hakmarrjeje, por çështje sfide… sfidoj këdo që mendon se nuk do ja arrij.Unë në takimin me kryeministrin nuk i kërkova asgjë, por i thashë më vendos ku të mendosh se është e arsyeshme. Unë edhe e 35-ta në listë fitoja”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post