Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar kandidimin për deputete të Luljeta Bozos dhe Najada Çomos në qarkun e Tiranës me PS
Në konferencë për mediat, Basha tha se Ramën nuk ka asgjë që e shpëton nga rezultati disfat më 25 prill.
”Nuk ka asgjë ta shpëtojë Edi Ramën nga ndëshkimi i merituar. Nuk ka rëndësi kush është para, pas apo në listën e Ramës. Ai nuk ndahet dot nga krimi, nga ata me të cilët ka vjedhur shqiptarët në 8 vite. Sado makijash të hedhë, pa larguar Edi Ramën s’ka ndryshim. Lexohet kudo, dëgjohet kudo. Shihet kudo, e kupton çdokush. Ka ardhur koha të largohet.
Nuk mungojnë 15, mungojnë qindra njerëz që janë pjesë e ekipit që do të ndryshojmë pas 25 prillit. Grupi parlamentar është pjesë e rëndësishme e këtij ekipi, por jo gjithë ekipi. PD është e gatshme, profesionalisht, për të realizuar planin, dhe do e bëjmë realitet. Në funksion të kësaj. Kemi vetëm një qëllim, që të sjellim ndryshimin që duan shqiptarët. Çdo shqiptar. Nuk është rrotacioni, karriget, emra, por ndryshimi që sjell fitoren e 25 prillit. Të kemi një qeveri normale, një kryeministër normal. Qeverisja ‘ti kthehet njerëzve”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post