Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur futjen në listën e kandidatëve Ervin Salianjin, ndërkohë që u përjashtua nga strukturat e partisë disa muaj më parë.
Basha tha se është krenar për modelin që sollën për përzgjedhjen e kandidatëve ndërsa theksoi se për çdo individ ka dhe mund të ketë vlerësime të ndryshme. Sipas kreut të demokratëve lista e PD është garanci për të sjellë ndryshimin.
“Procesi më transparent i zhvilluar nga një parti politike ishte dje. Jam krenar që ne kemi mundur të sjellim një model që funksionon në demokracitë perëndimore. Për çdo individ ka dhe mund të ketë vlerësime të ndryshme. Futurat e detajeve tona kane qenë gjithmonë në funksion të njerëzve. Një gjë të jeni i sigurt, çdo anëtar i listës sonë është i përkushtuar për ndryshimin dhe do të jetë në funksionin të ndryshimit. Lista jonë është garancia dhe angazhimet tona do të bëhet realitet. Bashkë do të sjellim ndryshimin”, tha Basha gjatë konferencës me gazetarët.
Diskutime rreth kësaj post