Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e sotme gjatë konferencës me gazetarët se beteja e PS-së është me vetveten për të fituar zemrat e qytetarëve.
Ai theksoi se PD-ja ka ndërtuar një stendë me vazo antike dhe me fosile.
“Ne kemi betejën me vetveten që të bëhemi më të mirë dhe më të denjë me njerëzit sepse kemi betejë për të fituar zemrat e njerëzve. Qëllimi ynë është të rrafshojmë muret ndarëse. Është e pakuptimtë, absurde, njerëzit që e njohin partinë vetëm nga jashtë.
Është PS që do të ndryshojë. Nuk kam asnjë diskutim për disa nga miqtë shokët kolegët që kanë dhënë shumë kontribute ndër vite. PD ka ndërtuar një stendë me vazo antike, me fosile po ndërtohet. E vetmja gjë që ka bërë është se ka dalë në TV”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post