Kryeministri Edi Rama, në një komunikim për gazetarët, tha se Partia Socialiste ka tentuar të ofrojë një mundësi tjetër, të përfaqësohet nga emra të rinj dhe të respektuar nga komuniteti.
Po ashtu, kryeministri nuk ngurroi të ironizonte kandidatët e PD, duke thënë se qytetarët nuk mund të përfaqësohen nga ata emra.
“Sado pozitive dhe sado me bindje të jetë ideja ime për njërin apo tjetrin nuk mjafton. Cila është ideja e publikut për PS. Shqiptarët nuk janë aty të detyrohen të votojnë pavarësisht se partitë, dëgjojnë, reflektojnë apo dëgjojnë brenda mureve të tyre dhe thonë, ky ka bërë 20 vite luftë, ai tjetri ka garantuar të gjitha tejkalimet e normave të kooperativës. Jo. Ka shumë të tjerë që nuk janë brenda këtyre mureve, qëllimi ynë është të rrafshojmë muret ndarëse. Është Partia Socialiste që ka detyrimin të vetëndryshojë dhe faktikisht është një proces që po të shihni zgjedhje pas zgjedhjesh, ka ardhur duke u konsoliduar. Për disa nga miqtë, shokët, kolegët, që kanë dhënë kontribute në vite dhe nuk janë më.
Ata për mua në vetvete e kanë vendin gjithmonë të palëvizshëm në sytë e mi, çështja është që a mjafton kjo për qytetarët. Nuk ka e shkuara e gjithsecilit në PS është historia e tij dhe e PS, nuk është arsye që njeriu i rrugës ndalet tek partia e votimit dhe të votojë. Partitë politike janë për të jetuar në lartësinë e të sotmes dhe jo drejtuar njerëzve nga lartësia e së djeshmes. Kështu, unë dhe të gjithë të tjerët. Nëse nuk bëj këtë, për çfarë i duhem vendit, apo të tjerëve. Kjo është elementare dhe duke mbyllur me skuadrën. Skuadrat ndërtohen me lojtarët më në formë dhe që janë më në gjendje në atë moment të përballojnë kundërshtarin dhe të përballojnë veten. Nuk ka këtu historia të tjera. Listat e deputetëve nuk janë muzeume, s’janë stenda për të vendosur vazot e antikitetit. Vazot e antikitetit kanë shumë vlerë. Berisha në historinë e PS ka shumë vlerë, por për çfarë duhet tani, për të minimizuar emigracionin? Janë fosile komplet nuk kanë çfarë japin më.
Duka se ka nxjerrë ndonjëherë partinë nga garazhi dhe do të jetë akoma, do e gëlltisë komuniteti i demokratëve në Durrës. Do e hanë këto tani, se do të jetë deputet patjetër Agron Duka, për çfarë arsye? Sepse do të bëhet ministër Bujqësie prapë. Sepse ka më shumë vezë se të tjerët, apo më shumë pula? Kjo është oferta që i jepet Durrësit. Ka mundësi që i jep e djathta Vlorës të jetë Leskoja i KLSH, ku përpara tij Dash Shehi është personi më esëll që ka Shqipëria. Kur sheh gotën e rakisë Lesko dehet gota duke e parë. Çfarë fiton Shqipëria me këto. E dini sa e dua Flamur Nokën, por ja deri tek 13 shkojnë ata, nuk është fare”, – tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post