Kryeministri Edi Rama komentoi listat e kandidatëve për deputetë që partitë politike dorëzuan të hënën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Ai e ka cilësuar listën e demokratëve zhgënjyese, ndërsa atë të LSI një listë për SPAK dhe OFL.
“Skuadra e PD, është pfff, zhgënjyese edhe për mua. Unë nuk besoj që ky ishte maksimumi që mund të bënte PD, pavarësisht situatës së vështirë ku ndodhet për shkak të një lidershipi pa karakter, pa vizion, pa forcë. Sepse nuk besoj që rrethi i influencës së PD të jetë kaq i ngushtë. Që PD të mos ketë mundësi të ofrojë më shumë se sa kaq.
Nëse lista e PS është fuqia e ndryshimit, lista e PD është afirmim i fosilizimit. Ndërsa për listën e LSI nuk duhet të humbas kohë. Ajo është lista e SPAK dhe OFl. Nuk mund të ishte ndryshe”, – tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post