Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos tërhiqet nga zgjedhjet e 25-Prillit. Mësohet se vendimi për tërheqjen nga zgjedhjet ka ardhur pas dështimit të negociatave me partitë e majta.
Paskal Milo ishte në negociata me Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndërkohë që ka nënvizuar se angazhimi i tij politik do të vazhdojë.
“Tërheqja ka ndodhur për shkak të dështimit të negociatave me faktorët politikë të së majtës. Angazhimi im politik do të vazhdojë”, – ka pohuar Milo për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post