Juristi Romeo Kara ka komentuar kandidimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për deputet për zgjedhjet e 25 prillit. Berisha renditet i pesti në listën e Tiranës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, juristi Romeo Kara shkruan se asnjë vlerë nuk ka makijazhi pseudorinovues me disa fytyra të reja kur pjesë e listës është edhe Berisha i cili luan si sulmues i fshehur pas Bashës.
Postimi i plotë:
“Kandidimi i Berishës në Tiranë, si kandidimi i Ramiz Alisë në vitin 1991 përballë inxhinierit Franko Krroqi.
Një atavizëm politik pengmarrës me kosto për PD dhe Shqipërinë.
Asnjë vlerë nuk ka makiazhi pseudorinovues me disa fytyra të reja nëpër lista nëse nuk ndryshon thelbi i pengmmarjes politike.
Me Berishën që luan si sulmues i fshehur pas Bashës, PD-ja në thelb është ajo që ishte.” – shkruan Kara.
Diskutime rreth kësaj post