Një vit më parë, Hygerta Sako humbi babanë e saj. Lajmin e trishtë e dha vetë moderatorja shqiptare, përmes një postimi në Instagram të një fotoje ku shfaqet me të atin.
Ndërsa ditën e sotme, Sako e përkujtoi të atin me fjalët më të ndjera.
Ajo publikoi në InstaStory një foto nga varri i babit të saj, krahas së cilës shkruante:
“S’më besohet që ka kaluar një vit, më duket akoma sikur ishte dje. Më mungon pafund BABUSH, pooor Dashuria është më e fortë se vdekja. Je ëngjëlli im mbrojtës”.
Kujtojmë se babai i ndjerë i moderatores, Pandeli Sako, ndërroi jetën në moshën 77-vjeçare, duke lënë kështu një dhmbje të madhe për fëmijët e tij, të cilët i kanë bërë një dedikim mjaft të ndjerë tek varri.
“Dashuria është më e fortë se vdekja. Prehu në paqe, BABI. Je në çdo rrahje të zemrës tonë”, – shkruhet në mermerin e varrit.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post