Partia Demokratike ka bërë një lëvizje të papritur në minutat e fundit. Në garën e deputetëve është rikthyer emri i demokratit, Luçiano Boçi.
Ajo që vihet re në listë zyrtare në ndryshim me listën paraprake të bërë publike është përfshirja e ish-deputetit Luçiano Boçi në vendin 7-të në Elbasan.
Boçi fillimisht është lënë jashtë garës elektorale, por me sa duket pas diskutimeve intensive në strukturat e PD-së është parë e arsyeshme përfshirja e tij në listë.
Kujtojmë se 10 janë emrat e deputetëve nga grupi i 2017, që janë larguar nga Lulzim Basha duke u zëvendësuar nga prurje të reja janë:
Romeo Gurakuqi, Lorenc Luka, Halim Kosova, Xhemal Gjunkshi, Florion Mima, Endri Hasa, Genc Pollo, Hekuran Hoxhalli, Klevis Balliu, Andon Frrokaj.
Diskutime rreth kësaj post