Arjan Konomi ka hedhur akuza të forta ndaj konkurrentit të Për’puthen, Kristianit, i cili ka deklaruar se është mjek alternativ.
Opinionisti ka reaguar ashpër duke i thënë se nuk duhet të gënjejë njerëz duke manipuluar dhe thekson se nuk e pranon pretendimin se shëron mëlcinë dhe aparatin tretës.
Arjani: Për cfarë ke ardhur? Që të tregosh që je doktor? Boll se nuk i duroj dot këto.
Kristiani: As unë nuk të duroj dot ty..
Arjani: Vetëm injoranca që mbizotëron në këto gjëra, më dukesh si Cekja që shëronte njerëz. Të kam pyetur e bën me para dhe me pasion e the që e bën dhe me para. Nuk dua të gënjesh njerëz që të dëgjojnë dhe të vijnë të kurohen tek ty. Nëse e bën këtë, je manipulator. Nuk mund të pranoj që t’i shëron mëlçinë dhe aparatin tretës.
Diskutime rreth kësaj post