Kreu i qeverisë Edi Rama ka vendosur në krye të listës së Elbasanit ministren e Arsimit Evis Kushi të cilën e quajti një ndër surprizat më të mira në postin e ministres së Arsimit.
“Evis Kushi do të kryesojë listën e zgjedhësve në Elbasan. Ka bërë më të mirë për të përfaqësuar Elbasanin dhe Partinë Socialiste. Si ministre Arsimi ka qenë një ndër surprizat më të mira në qeverisjen time”, tha Rama.
Ndërkohë në krye të listës së Gjirokastrës do të jetë Mirela Kumbaro ndërsa në Kurbin do kryesojë Lindita Nikolla.
Milva Ekonomi do të jetë e para në Durrës, ku Rama theksoi se është i lumtur të qëndrojë në kufirin e një ndeshje ku Milva është në krye të listës.
“Milva është gjithçka që e kategorizon qytetarinë durrsake. Jam i kënaqur të qëndroj te kufiri në një ndeshje ku Milva është në krye të listës.
Me vjehren mirë për një sërë bashkëpuntërorë të çmuar që si Tina dhe Vasilika kanë shprehur gatishmërinë. Duhet të dish momentin kur dikush tjetër mund të japë më shumë se ty. Ta bësh këtë fakt duke qenë I gatshëm aty ku të tjerët kanë nevojë për ty”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post