I ftuar në Top Channel ditën e kaluar konspiracionisti Alfred Cako ka vazhduar të shokojë me deklaratat e tij. Ai zbuloi për herë të parë 2 emra të mjekëve të tjerë të mjeksisë që kishin shumë dëshirë t’i hynin politikës.
Ai tha se Skënder Brataj dhe Tritan Kalo donin të ishin pjesë e listave për deputetë të PS-së në zgjedhjet e 25 prillit por Rama nuk i pranoi pasi nuk donte të rrezikonte.
“Skënder Brataj ka tentuar që të behët pjesë e politikës, madje edhe Tritan Kalo ndaj dha dorëheqjen se donte të bëhej deputet, por Rama nuk e bëri pjesë të listave. Nuk e kuptoj se çfarë është kjo luftë për t’u bërë deputet. Por Ramës i ka dështuar klasa politike.”, u shpreh ndër të tjera Cako.
Diskutime rreth kësaj post