Ministrja e Kulturës, Elva Margariti nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit, mësohet nga burimet.
Një tjetër emër që nuk do të jetë pjesë e listave të PS-së për zgjedhjet e ardhshme është edhe Sadri Abazi.
Ndërkohë më herët është mësuar se Musa Ulqini gjithashtu nuk ka pranuar ofertën e Ramës për të kandiduar në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa kryetari i Bashkisë së Vlorës nuk ka pranuar të dorëhiqet nga detyra aktuale dhe të garojë në 25 prill.
Ditën e sotme përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit pranë KQZ-së. Deri më tani Listat në KQZ i kanë dorëzuar Jozefina Topalli, Monika Kryemadhi dhe Edmond Stojku.
Diskutime rreth kësaj post