Lëvizja për Ndryshim, e drejtuar nga Jozefina Topalli ka prezantuar sot kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit, e cila do të jetë e para parti politike që do të zbatojë barazinë gjinore pasi 50% e listës do të jenë kandidate gra.
“Në këtë ditë të veçantë Lëvizja për Ndryshim ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm, për herë të parë në historinë e vendin tonë një parti do të ketë në listën e saj 50% gra”, deklaroi ish-kryetarja e Kuvendit.
Znj.Topalli tha se ndoshta 8 marsi nuk është një ditë feste dhe për këtë arsye theksoi se gratë dhe vajzat duhet të jenë themeli dhe kolona e shoqërisë shqiptare.
Në listën e kandidatëve të Lëvizjes për Ndryshim, 60% janë të rinj që nuk kanë qenë më parë pjesë e politikës.
Gjithashtu mes emrave që garojnë më 25 prill në siglën e Lëvizja për Ndryshim ka pedagogë dhe mjekë por nuk mungojnë as pensionistë dhe ish-të persekutuar.
Në zgjedhje, partia e drejtuar nga Jozefina Topalli do të garojë e vetme pa qenë pjesë e asnjë koalicioni.
Diskutime rreth kësaj post