Ish-deputeti i PS, Alfred Peza ka treguar arsyen se pse nuk ka pranuar për të qenë kandidat për deputet. Peza tha për për Fax Neës tha se është i fokusuar në prioritete të tjera në jetën e tij,
Sipas Pezës, çdo qark ka pasur rifreskim të kandidatëve dhe përpara dorëzimit të listave zyrtare ka largim dhe prurje, ku këta prurje janë jo vetëm nga pikëpamja moshore, por edhe nga kontributi i dhënë për gjatë viteve në zonat e tyre.
“E kam sqaruar edhe në statusin që kam bërë, në këtë periudhë të jetës time kam tjetër prioritet dhe jam i fokusuar në prioritete dhe në angazhime të tjera të cilat nuk më konvejojnë me pranimin e ftesës për të qenë kandidat për deputet i PS, por do të jem gjithmonë në krah të Edi Ramës dhe brenda PS për të dhënë kontributin tim në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.
Përpara zgjedhjeve, përpara fushatave, përpara dorëzimit të listave zyrtare të kandidatëve për deputet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve partitë politike do të kenë rifreskim , largim, prurje të reja. Është në vazhdën e kësaj tradite parlamentare dhe sqarimet për rastet specifike secili prej tyre i ka bërë vetë.
Në përgjithësi çdo qark ka patur rifreskim të figurave dhe të kandidaturave në raport me zgjedhjet e shkuara apo dhe më përpara. Kështu që gjithmonë në listat e kandidatëve për deputet të partive, sidomos PS që është një parti e madhe ka edhe prurje të reja jo vetëm nga pikëpamja moshore, por edhe nga gërshëtimi i kontributeve, i veçorive të zonës apo edhe i veçorive që ka kjo periudhë që po kalojmë siç janë dy prurjet e reja të prezantuara pak ditë më parë nga kryetari i PS, siç janë një përfaqësuese e shquar e shëndetësisë znj.Najada Çomo ashtu si kundër edhe një përfaqësuese që është bërë dhe simboli pas tërmetit znj.Luljeta”, u shpreh ish-deputeti Peza.
Diskutime rreth kësaj post