Ditën e sotme kryeministri Rama njoftoi se Eglantina Gjermenei nuk do jetë pjesë e listave të PS në zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë një reagim për ketë vendim ka pasur edhe nga Gjermeni, e cila është e ftuat në një mbledhje me gratë e Partisë Socialiste, ku është i pranishëm Rama.
Gjatë bisedës Gjermeni tregoi eksperiencën e saj në Partinë Socialiste dhe si ierdhi ftesa nga kreu i qeverisë.
“Ka qenë këtu te PS, më keni ftuar për kafe, sigurisht përgjigja ime ka qenë jo, unë për veten s’e kisha menduar asnjëherë. E para nuk kisha aspiruar, e dyta nuk jam tipi që mund të mbijetoj në politikën shqiptare të thashë atëherë, e ju më thatë: Pse si është politika këtu? Dhe unë atë kam menduar që politika duhet të jetë më njerëzore, pa agresivitet. Mendoja që duhet të sillnim një ndryshim dhe të gjithë ne bashkë dhamë një model tjetër” , tha Gjermeni.
Diskutime rreth kësaj post