Gjithë sulmet politike ditët e fundit nga opozita janë drejtuar ndaj dy grave, Luljeta Bozos dhe Najada Çomos, të dyja personalitete të spikatura në fushën e tyre, që nuk janë marrë kurrë me politikë.
Politikania Arta Dade tha se nuk është bërë zgjedhja e duhur me përzgjedhjen e tyre.
“Më vjen keq për shembull ke një specialist të shkëlqyer, grua qoftë burrë qoftë dhe drejton një institucion të rëndësishëm, jo për faktin që ke një specialist kaq të spikatur dhe që është kaq i suksesshëm në punën që bën ti mund ta marrësh atë dhe ta çosh në parlament.
Vetë duhet të bësh përllogaritjet ku e gjen ti veten dhe a prish punë në këtë sektorin që ke drejtuar deri tani, siç është rasti tani që pamë disa emra të spikatur, por që ata janë shitur në opinionin publik si specialistë mirëfilli.
Në qoftë se do të bëhet një bilanc tani, do të jenë më të spikatur dhe do të jenë më të nevojshëm, më të domosdoshëm në Parlament apo mund të jenë më të domosdoshëm atje ku drejtojnë sektorët e rëndësishëm, aq më tepër në kushtet e tanishme të pandemisë dhe të sfidave të jashtëzakonshme që ka jo vetëm Shqipëria, por gjithë njerëzimi në përballjen me pandeminë dhe impaktin që pandemia ka patur në ekonomi në anën sociale, në arsim, në shëndetësi, në shumë gjëra të tjera”, tha Dade për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post