Deputetja opozitare nga radhët e PDIU-së, Reme Lala e cila pranoi të garonte në zgjedhjet e 25 prillit nën siglën e PS, është tërhequr nga kjo nismë e saja.
Burime nga PS i thanë gazetarit Muhamed Veliu, se Reme Lala paraditen e të premtes ka dorëzuar në selinë rozë dorëheqjen.Për momentin mbeten të paqarta motivet e shkruara në letrën e dorëheqjes nga Reme Lala.
PS e kishte caktuar atë të garonte në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit. Me gjasë momentin kur e ka marrë vesh në çfarë vendi do të ishte në listën e Tiranës, zonja Lala ka preferuar mos të futet fare në garë.
Nuk dihet ende nëse ajo do ti rikthehet kandidimit në Dibër nën siglën e PDIU që e bëri deputete në zgjedhjet e 2017. E kontaktuar nga Top Channel, Reme Lala nuk bëri asnjë koment për ta konfirmuar apo mohuar dorëheqjen.
Diskutime rreth kësaj post