Përtej shembullit të suksesit si vajza ekrani dhe shumë të dashura për publikun, motrat Vjollca, Luana dhe Marina kanë treguar gjithmonë se sa e rëndësishme është për to familja e sidomos nëna e tyre, Maria.
Në mesantë motrat janë bërë bashkë për të surprizuar nënën e tyre. Ajo feston sot ditëlindjen dhe Marina me Luanën janë bashkuar me motrat e tjera për të uruar të ëmën. Në mesnatë ato kanë shkuar në shtëpinë e nënës së tyre dhe i kanë bërë një surprizë shumë të bukur. Pavarësisht se i është dashur të zgjohet papritur nga gjumi, nëna e motrave Vjollca e ka shijuar shumë këtë surprizë.
Vajzat janë treguar edhe të kujdesshme për ta ruajtur nënën e tyre, duke shkuar me maska dhe duke u pëpjekur që të mos kenë shumë kontakt me të.
“Ta gëzojë dtëlindjen jeta jonë”, ka shkruar Marina përkrah një videoje me nënën dhe motrat.
“Të paçim tërë jetën mam, gëzuar ditëlindjen mbretëreshë”, e ka uruar publikisht Luana.
Motrat Vjollca kanë treguar gjithmonë se janë shumë krenare për nënën e tyre, që i është dashur të rrisë e vetme të gjitha vajzat, pasi babai i motrave Vjollca është ndarë nga jeta shumë vite më parë.
Diskutime rreth kësaj post