Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi gjatë disa takimeve që bëri me disa biznese të vogla në njësinë 5 në Tiranë, paralajmëroi se janë e ardhshme do të bëjë publik një denoncim tjetër.
Kryemadhi tha se do të tregojë sesi është vjedhur haptas me një skemë financiare të tmerrshme që menaxhohet drejtpërsëdrejti nga Edi Rama.
Diskutimi:
Kryemadhi: Marketi i vogël është mbijetesë dhe ndihmon një familje. Në fakt taksat në këto katër vite janë rritur në mënyrë stratosferike. Përsa i përket taksave të pushtetit vendor. Por dhe taksa e energjisë elektrike edhe taksa e pronës.
Shitësi: Ne paguajnë jashtëzakonisht shumë taksa.
Kryemadhi: Unë them që kjo gjë e ka datën e skadencës, 25 prill. Janë 50 ditë që na ndajnë, por 50 ditë që ne duhet të punojmë pa fund mëngjes drekë darkë. Çdo gjë që ke këtu ke pjesën e TVSH brenda. Pavarësisht se pjesën më të madhe të mallit që ta sjellin ta sjellin pa kupon tatimor, të thonë po deshe merre, po deshe mos e merr. Por ti si mund ta mbash dyqanin hapur nëse nuk ke asortimentet për ta mbajtur. Por çmimin e TVSH ti që e shet dhe ne që e blejmë e kanë brenda. Problemi është që ai atje koka lart nuk e derdh TVSH. Unë javës tjetër do të tregoj skemën sesi është vjedhur haptas me një skemë financiare të tmerrshme që menaxhohet drejtpërsëdrejti nga Edi Rama.
Video:
Diskutime rreth kësaj post