Moderatori Arjan Çani ka marrë mesazhe të shumta mbrëmjen e djeshme nga shikuesit, teksa po diskutohej në emisionin ‘Zonë e lirë’, për një qeveri të përbashkët Rama-Basha. Mirëpo ishte një mesazh që tërhoqi vëmendjen e Çanit dhe solli reagimin e tij të papritur.
Bëhej fjalë për një shikues që i kishte shkruar duke i thënë se në studio po aludonin me komentet e tyre. Por kjo solli reagimin e Çanit, i cili i tha ndjekësit se e ka vetë në dorë telekomandën e televizorit dhe mund ta ndërrojë nëse nuk do që ta shohë.
Debati:
Shikuesi: Kisha simpati, por me këto aludime kot po ma shpifni. Ndaj ju lutem ndërroni…
Arian Çani: Ka mundësi të largohesh, nuk më njeh akoma. Kam 18 vjet kam thënë, po u mërzite ke në dorë telekomandën. M’u zhduk, m’u hiq sysh plak, m’u hiq sysh.
Diskutime rreth kësaj post