Tayna vendosi t’u përgjigjej të gjitha pyetjeve të ndjekësve mbrëmë, mes të cilave nuk munguan as ato për jetën private.
Këngëtarja ka zbuluar se nuk është në një lidhje dashurie, e kur një nga ndjekësit i shkroi “më gjej një nuse”, me shaka Tayna iu përgjigj: “Ok, më gjej një burrë”.
Mirëpo duke qenë një personazh i famshëm, një ndjekës është bërë kurioz të dijë nëse fama do të thotë që edhe personat me të cilët reperja shoqërohet duhet të jenë të famshëm.
“Varet nga personi. Njerëzit e famshëm e kuptojnë jetën e njëri-tjetrit më mirë. Por mund të jem edhe me dikë që nuk është i famshëm. Jetë private, jetë e lumtur”, u përgjigj ajo.
Një tjetër e pyeti se sa ka ndryshuar jeta e saj tani që është e famshëm dhe nëse i mungon jeta që bënte para se të ishte e famshme.
“Ka ndryshuar 180 shkallë, por më pëlqen shumë. Duhet të dish të kontrollosh emocionet edhe t’i njohësh njerëzit, se pas famës shumica ‘të duan’ vetëm nga emri edhe kanë ndonjë interes.
Nisur nga fiziku, një ndjekës e ka pyetur nëse gjoksi i saj është real apo fals.“Janë të vërtetë dhe i djathti është pak më i madh se i majti”, tha Tayna shoqëruar me disa ‘emoji’ duke qeshur.
Diskutime rreth kësaj post