Ish-zv. Kryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli do të përfshihet në zgjedhjet parlamentare të 25-Prillit me Lëvizjen për Ndryshim.
E ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Topalli u shpreh se kush ka menduar se do qëndronte duarlidhur, ka gabuar.
Deklarata e Topallit:
‘Kthimi në pronarë të kryetarëve të politikës dhe monopolizimi i tyre më kanë bërë që dal më vete. Shqipëria është në varfëri ekstreme. Vendi po përjeton një minë me sahat, dhe në këto kushte, që po boshatiset nga të rinjtë, sigurisht njerëzit duhet të reagojnë. Kush ka menduar se unë do rrija duarlidhur, ka gabuar. Unë nuk jam kundër PD-së, sepse unë në një farë mënyrë identifikohem me PD-në, për parimet dhe vlerat që unë kam hyrë në PD.
Në 1997 vendosa të ndihmojë të ngrija PD-në si një forcë politikë që donte t’i bënte mirë vendit. Opozita ka humbur vlerat morale dhe kurajon dhe betejën e ashpër që duhet të bënte me një pushtet që ka arritur majat më të larta të korrupsionit. Ikja është frikë, është mungesë përballje, është mungesë besimi te vetja. Basha i iku betejës kur dogji mandatet. Këto janë disa nga shkaqet që unë jam jashtë, angazhimi në opozitë kërkon burra dhe gra të përkushtuar që nuk i ikin betejës. Në PD kishte kohë që nuk bëhej mbledhje, nuk bëhej votim, nuk mblidheshin strukturat, nuk kishte forume. Dhe nuk mund të rrija më aty.’-tha Topalli.
Diskutime rreth kësaj post