Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku e ftuar në “Radari Informativ”, ka komentuar fushatën e 25 prillit.
Tabaku tha se PD ka pasur një proces ku kishte shumë emra të rinj të cilët kaluan procesin e vlerësimit dhe sipas saj arritën deri në fund.
Sipas saj çdo përdorim emri nuk e ndryshon fatin e kryeministrit Rama, ndërsa theksoi se sipas saj Partia Demokratike do të marrë në Tiranë 20 mandate.
Deklarata e Tabakut:
“Pasi dështoi me pandeminë dhe tërmetin mendon se me pak kozmetikë mund të kalojë situatë. Nuk ka asgjë që e shpëton Ramën. Çdo emër që të ketë mbrapa janë thjesht mbrojë.
Është po Rama ai që do të drejtojë fushatën e PS, situata e 8 viteve të fundit ku janë përdorur shumë emra, nuk kanë qenë zë i fuqishëm në vendimmarrje. Asnjë përdorim emrash nuk e eviton këtë fakt. PD është forca që nesër do të qeverisë.Nëse tërhoqi PS dy emra, Lista e PD do të jetë një kombinimin i ekspertëve më të mirë, askush nuk do të jetë emër fasadë, por real dhe vendimmarrës. PD do të marrë në Tiranë 20 mandate. Pas 8 vitesh të thotë kryeministri s’kam program, është e turpshme. Kemi qenë shumë të kujdesshëm për të premtuar dhe angazhuar në gjëra që realisht do të bëhen”, tha më tej Tabaku.
Diskutime rreth kësaj post