Në lidhje me sulmet e ashpra të presidentit Meta se kush prek votën do i pritet dora, kreu i PDK-së, Nard Ndoka i lidhi këto deklarata me faktin se atij ‘i rri ngushtë kostumi i presidentit’. Ndoka tha se Meta do të rikthehet në politikë pasi është personazh dhe nuk e mbyll karrierën e tij me Presidencën.
Deklarata e Ndokës:
“Kostumi i Presidentit Metës i rri i ngushtë dhe ai do të kthehet një ditë në politikë, nuk është një personazh që do e mbyllë thjeshtë me Presidencën. Unë shoh një kryera shteti që po ndjek me shumë vëmendje zhvillimet politike në vend dhe sinjalet i kanë thënë të qartë, duke paralajmëruar Ramën se nëse fut duart në zgjedhje nuk do e gëzoj mandatin”, tha Ndoka për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post