Futja në listën e PS-së të inxhinieres Luljeta Bozo dhe mjekes Najada Çomo, është një lëvizje e zgjuar e Edi Ramës, sipas gazetarit dhe analistit Erl Murati.
“Detyra e parlamentit është hartimi dhe miratimi i ligjeve. Futja e figurave të reja i bën mirë interesit publik. Bozo e Çomo janë figura të respektuara. Ata janë profesioniste në fushën e tyre. Për shkak të problematikave që kemi pasur, ata u bënë figura publike, duke i prezantuar shpesh herë në media. Rama do të rregullojë imazhin publik. Dy heroina të fatkeqësive, Rama i rreshtoi përkrah vetes. Rama ka bërë një lëvizje të zgjuar, zgjodhi dy figura profesioniste. Nuk shoh asgjë negative, duhet të kemi sa më shumë profesionistë në parlament. këta raste janë përjashtime. Përjashtime, për shkak se janë njerëz që vijnë nga jashtë politikës. Këta dy figura i shërbejnë parlamentarizmit, sepse aty kemi persona që edhe nuk flasin fare. Kemi të bëjmë edhe me operacion imazhi. Mjekët në tërësi preferohen për të hyrë në politikë. Fjala vjen Tritan Shehu, Petrit Vasili, Berisha kanë qenë mjekë”, tha Murati.
Lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, Erl Murati beson se do të jetë i ngushtë dhe se po ashtu nuk beson se Rama do të luajë lojën e blerjes së deputetëve.
“Unë besoj se vota e shqiptarëve do të respektohet. Do të qeverisë, kush merr shumicën. Nëse vota e shqiptarëve është në njërën apo tjetrin krah, është e vështirë shumë për humbësin që të marrë pushtet në tavolinë. Nuk besoj se Rama do të hyjë në lojën e blerjeve të deputetëve. Deri tani, gjuha e Ramës dhe e Bashës ka qenë kontruktive.S’kemi atë gjuhë të dikurshme, kur thuhej se kryeministrin do ta hedhim në Lanë. Presidenti është futur në një trajektore përplasjeje me kryeministrin dhe është rreshtuar me opozitën. Bën thirrje për ndryshimin e madh, por unë shoh të gjithë faktorët politikë jo në tension. Rezultati ka gjasa të jetë e ngushtë. “Zjarrfikësit” janë ndërkombëtarët. Po ashtu, ndërkombëtarët ruajnë edhe stabilitetin në vend. Unë besoj se cilësia e politik-bërjes në Shqipëri është përmirësuar”.-shprehet Murati.
Diskutime rreth kësaj post