Rita Ora aktualisht është duke xhiruar “The Voice Australia”, dhe nuk është fotografuar me regjisorin francez që nga nëntori i vitit të kaluar.
Pas disa javësh thashetheme, është konfirmuar për MailOnline, nga zëdhënësia e Romain, se marrëdhënia tyre ka mbaruar, duke thënë: “Rita dhe Romain u ndanë muaj më parë për shkak të vështirësive në angazhimet e tyre përkatëse të punës. Ata ende janë miq të ngushtë.”
Tetorin e kaluar, dyshja shkaktoi zëra fejese kur Rita u pa me një unazë të madhe në gishtin e fejesës. Por një burim i afërt me Ritën ka thënë për MailOnline, “Rita dhe Romain u përpoqën ta bënin të funksiononte, por ata të dy ranë dakort që nuk duhej të ndodhte.”
“Ishte thjesht e pamundur të mbanin një marrëdhënie ku mezi shiheshin.”- u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post