Avokati Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të papritura në Shqipëri. Sipas avokatit, nga informacionet që ai ka, ndërkombëtarët do të kërkojnë qeveri teknik, por se kur do ta kërkojnë para apo pas zgjedhjeve një gjë e tillë nuk dihet ende.
Ngjela tha se nëse SPAK-u do të funksionojë në lidhje me reformën anti-korrupsion për politikanët, atëherë të gjithë do të jenë nën hetim dhe në këtë mënyrë nuk do të jenë pjesë e zgjedhjeve dhe prandaj duhet qeveri teknike.
Deklarata e Ngjelës:
“Të dy palët nuk e pranuan kërkesën e ndërkombëtareve për depolitizimin e administrimit të zgjedhjeve. Kanë një marrëveshje të heshtur brenda me komisionerët, 50% i merr njëri 50 tjetri. Domethënë zgjedhje të lira nuk ka. Fakti që nuk e pranuan depolitizimin kuptohet që diçka kërkojnë. Nuk po shohim një angazhim të madh të ndërkombëtarëve, cila është arsyeja nuk e di.
Një informacion që më ka ardhur mua, jo shqiptarë, thotë që ndërkombëtarët na kërkojnë qeveri teknike, por do ta kërkojnë para apo pas zgjedhjeve nuk e di, një kjo e para. E dyta, në qoftë se e fillon me forcë reforma anti-korrupsion janë nën akuzë të gjithë.
Pra në qoftë se do të funksionojë SPAK-u nuk i ke këta në zgjedhje. Fakti që duhet një qeveri teknike, thonë unë nuk e di më saktë, atëherë analiza juridike e imja është kjo. Fakti që këta nuk do të jenë në zgjedhje sepse do të jenë nën hetim dhe mund të marrin edhe pafajësinë, për anti-korrupsion atëherë duhet qeveri teknike. Pra ka një pikëpyetje të madhe në këtë mes dhe gjithçka është e përqëndruar tek SPAK-u“, u shpreh Ngjela për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post