Gazetarja, Rudina Xhunga ka nxjerrë zbuluar ‘skenarin e fshehtë’ të Albin Kurtit. Xhunga shprehet se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje po përgatit po kërkon të rrisë ndikimin në politikën shqiptare.
“Ai po kërkon të pozicionohet në Shqipëri. Para disa vitesh ai tha që do të bashkëpunojë me politikën shqiptare dhe nëse nuk bashkëpunon do e sfidojë. Ai është i qartë tani, po e sfidon. Është duke bashkëpunuar me Berisha-Meta, pa asnjë dyshim”, thotë Xhunga në “Top Talk”.
Sipas Xhungës, me takimet që po zhvillon në Shqipëri, Kurti kërkon të përfitojë.
“Kjo nuk i shkon Albin Kurtit. Unë e kam intervistuar Albin Kurtin, në kohën kur ai hynte dhe dilte nga burgu. Unë e kam promovuar si një ‘e re’ që duhet mbështetur, por e kam parë në Gjirokastër dhe në Lezhë, më ngjau si i ardhur nga folklori”.-thotë Xhunga.
Gazetarja thotë se e ardhmja e Kosovës dhe e Shqipërisë do të jetë bashkë “Por jo te Albin Kurti, do të jetë bashkë nga çuna dhe goca të rinj që bëjnë çudira. Bashkimi bëhet me fuqi, jo me urrejtje. Albini këtu po gabon, në emër të urrejtjes do të bashkojë vendet”.-shprehet Xhunga.
Diskutime rreth kësaj post