Moska tha se e ka dëgjuar mesazhin e Uashingtonit, që vendosi sanksione të reja ndaj disa zyrtarëve rusë lidhur me helmimin e politikanit opozitar, Aleksei Navalny, dhe tha se planifikon që të kundërpërgjigjet përmes një “liste të ndalimit” për qytetarët amerikanë.
“Duke marr parasysh se si SHBA-ja po sillet tani dhe se si ata kanë publikuar të gjitha listat e sanksioneve, mendoj se ne po ashtu do t’i befasojmë ata së shpejti. Po punojmë për këtë gjë”, – tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova gjatë një interviste televizive më 5 mars.
Uashingtoni njoftoi më 2 mars se ka sanksionuar shtatë zyrtarë rusë, përfshirë edhe zëvendësshefin e stafit të presidentit rus, Vladimir Putin. SHBA-ja tha se sanksionet vijnë pas përfundimeve të agjencive të inteligjencës amerikane, se Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) qëndron prapa helimit të Navalnyt. Helmimi ka ndodhur në muajin gusht të vitit të kaluar.
Navalny u arrestua në janar në Moskë, pasi arriti nga Gjermania, ku u trajtua për helmimin me agjentin nervor Noviçok. Ai fajëson presidentin Putin se ka urdhëruar helmimin ndaj tij.
Edhe Bashkimi Evropian ka sanksionuar katër zyrtarë të lartë rusë për helmimin ndaj Putinit, por edhe për burgosjen e tij.
Navalny u dënua me dy vjet e gjysmë burgim për një rast të mëhershëm, që kishte të bënte për keqpërdorim fondesh. Ai ka thënë se rasti ndaj tij është i motivuar politikisht.
Diskutime rreth kësaj post