Mesut Ozil u dëmtua në ndeshjen e fundit të Fenerbahce-s dhe u detyrua të largohet me barelë nga fusha e blertë. 32-vjeçari nga Gelsenkirsheni i cili la Arsenalin në fundin e muajit janar për t’u transferuar në radhët e verdhebluve në Superligën Turke u dëmtua në kavilje gjatë ndeshjes me Antalyaspor-in.
Në Stadiumin “Sukru Saracoglou” numri 67 u zëvendësua pikërisht në minutën e 67’ të takimit, nga mesfushori i përfaqësueses turke Irfan Can Kahveci dhe mendohet se Mesut Ozil do të mungojë për minimalisht një muaj në ndeshjet e klubit të tij të ri nga Stambolli.
Diskutime rreth kësaj post