Ajo që ndodhi në Sanremo është vërtet e bujshme. Zlatan Ibrahimovic duhej të ngjitej në skenën e Ariston rreth orës 21:30, por u bllokua për tri orë në autostradë, për shkak të një aksidenti. Ishte vetë sulmuesi i Milanit, që tha se mbërriti në Sanremo duke ndaluar një kalimtar me motor dhe duke i kërkuar atij ta sillte në festival. Këto janë fjalët e Zlatan, sapo mbërriti në skenë: “Nuk mund të mungoja në festivalin tim”.
Qendërsulmuesi suedez gjithashtu tregoi një video të tij në motoçikletë, ndërsa përpiqej të arrinte në Sanremo. “Për fat të mirë ai ishte një tifoz i Milanit”, – tha Zlatan, pasi kërkoi falje për vonesën dhe tregoi ngjarjen e bujshme. 39-vjeçari gjithashtu zbuloi se shoferi i biçikletës sapo mbërriti në Sanremo i tha Ibrës: “Ishte hera e parë që vozisja në autostradë”, telesport.
Më pas, trajneri i Bologna, Sinisa MIhajlovic, një mik i madh i Zlatan, gjithashtu mbërriti në skenën e Ariston. Të dy performuan së bashku me mikpritësit e festivalit, Amadeus dhe Fiorello, teksa kënduan: “Io vagabondo”.
Diskutime rreth kësaj post