Turqia shihet për Shqipërinë si partner i rëndësishëm strategjik dhe këtë e ka treguar me ndihmën që na ka dhënë sa herë që kemi qenë në vështirësi.
I ftuar në “Wake Up”, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük u pyet nëse marrëdhëniet e mira mes dy vendeve do vazhdojnë edhe nëse Rama nuk do jetë më kryeministër.
“Për mendimin tim personal, asgjë nuk ka për të ndryshuar. Ne jemi miq të vjetër”, – theksoi ai.
Për sa i përket zërave se Presidenti turk, Erdogan po ndihmon Ramën për fushatë, ambasadori sqaroi:
“Më lejoni fillimisht që t’u them në lidhje me deklaratat e ministrit tonë të jashtëm, unë nuk jam shumë në brendësi për çfarë po më pyesni, nuk e di për cilat deklarata bëhet fjalë.
Por, mund të them këtë në mënyrë të përmbledhur, Turqia aktualisht është fokusuar te realizmi dhe finalizimi i disa projekteve madhore në Shqipëri. Kryesisht bëhet fjalë për xhaminë e Shkodrës, gjithmonë në bashkëpunim me Shqipërinë dhe autoritetet shqiptare.
Kështu që Turqia ka qenë gjithmonë pranë Shqipërisë në të gjitha fushat që kjo e fundit ka pasur nevojë. Në tërmetin e 26 nëntorit të vitit te kaluar, Turqia ishte ndër vendet e para që vrapoi për të ndihmuar Shqipërinë dhe shqiptarët, pa asnjë lloj hezitimi. Raporti Shqipëri-Turqi është një raport natyral”, – u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post