Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Z.Murat Ahmet Yörük ka folur sot për marrëdhënieve mesh dy shteteve. I ftuar në emisionin ‘Wake Up’, i pyetur nëse presidenti Rexhep Taip Erdogan ka simpati për kryeministrin shqiptar, Edi Rama ai u shpreh:
“Marrëdhëniet dy palëve janë në ngritje dhe në përforcim. Institucionet e dy vendeve mike janë fokusuar të forcimi i raporteve dhe unë si ambasador i Turqisë në Shqipëri mund të them se vizita zyrtare e zhvilluar nga Rama në Ankara është një vizitë kuptimplotë dhe paralel me këtë mund të them se vizita është komentuar nga shumë qarqe
Për ne është diçka e pëlqyer dhe do t’i thellojmë këto marrëdhënie. Në Ankara janë nënshkruar disa marrëveshje shumë të rëndësishme mes dy vendeve dhe një prej marrëveshjeve bëhet fjalë për organizime dhe trajnime direkte ndërqeveritare së paku njëherë në vit. Në këto mbledhje do trajtohen çështje dhe tematike që u interesojnë të dy shteteve.
Edhe në takimin me ministren Xhaçka i kemi trajtuar në mënyrë të përmbledhur tashmë këto vendime dhe bashkëpunime akoma më tepër do vihen në praktikë. Raportet Turqi-Shqipëri janë më se normale”. – tha Yoruk.
Diskutime rreth kësaj post