Ditën e sotme inxhinierja Luljeta Bozo i është bashkuar Partisë Socialiste me ftesë të kryeministrit Edi Rama për të qenë në listën e kandidatëve të zgjedhjeve të 25 Prillit.
Gjatë bashkëbisedimit më Ramën, inxhinieria e njohur tha se është stërgjyshe.
E për ta pasuar këtë fakt, Rama vijoi duke i dhënë dhe një porosi: “Na e shkul veshin me kujdes, të mos na e këpusësh.”
“Të gjithë pensionistët do të kenë njeriun e tyre aty. Nuk kam menduar se do arrinim ta bindnim Luljetën. Jam shumë mirënjohës dhe i qetë e lehtësuar, i dëshiruar që të shkojmë përpara njerëzve dhe të kem dy simbole, dy gra të jashtëzakonshme, Najadën dhe Luljetën. Një stërgjyshe ne skuadrën tonë të 25 Prillit”, – përfundoi Rama.
Diskutime rreth kësaj post