Kryeministri Rama po mban LIVE një konferencë bashkë me Ministrin Ahmetaj, Profesoren e Inxhinierisë Luljeta Bozo si kryebashkiakët e Tiranës, Durrësit, Shijakut dhe Kurbinit.
Gjatë konferencës Bozo është shprehur se qeveria e kapi vetën shumë shpejt pas tërmetit dhe askush nuk mbeti jashtë.
Ndër të tjera ndryshe nga sa pritej, Bozo është kthyer plotësisht në mbrojtje të Ramës duke i kërkuar njerëzve që të jenë mirënjohës pasi situata është menaxhuar shumë mirë.
Kujtojmë se tërmeti vrau 51 njerëz, për të cilët akoma nuk është vendosur drejtësia.
“Ne të gjithë u tronditëm, tërmeti është dukuri e rrezikshme dhe e frikshme. Nga ky tërmet ne nxorrëm disa mësime që kanë lidhje me shkeljet që janë bërë në fushën e ndërtimit. Më vjen mirë që në periudhën më pas, qeveria e mori veten shpejt dhe nuk ngeli njeri pa ushqim, nisi përpjekjet për të marrë fondet. Dhe më vjen mirë që ato që kemi konstatuar, defektet në ndërtim, do kishim gjysmat e dëmeve, janë realizuar në këtë pjesë të programit të rindërtimit. Është gjysma e popullsisë që jeton në zonat rurale dhe të gjithë këta të kenë mundësi të hyjnë sa më shpejt. Po të shikojmë si është zhvilluar ekonomia gjatë vitit 2020, Bujqësia ka mbajtur një peshë të madhe. Më vjen mirë. Këta qytetarë morën dhuratë një shtëpi të re, në Itali njerëzit rrinë në rulot, këtu kanë marrë shtëpi sipas standarteve të re dhe falas”-u shpreh ajo.
Diskutime rreth kësaj post