Mësohet se kryeministri Edi Rama ka ftuar Luljeta Bozon për t’u bërë pjesë e listave të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste. Bëhet me dije se Bozo e ka pranuar ftesën dhe pritet të bëhet zyrtare sot nga kryeministri.
Në një intervistë pak më parë, Bozo është shprehur se ka shkuar në Kryeministri me mendimin se do diskutonte me Ramën për ecurinë e procesit të rindërtimit, por ai i ka bërë propozimin për deputete.
“Nuk jam anëtare e asnjë partie, jam një njeri I pavarur që punoj pa interes. I vetmi propozim dhe I pari që më befasoi ishte nga PS.Më erdhi e papritur dje. Në atë takim vajta për tjetër problem që do të diskutonim për termetin, rindëritmin se nuk mbaron tërmeti me rregullimin e shtëpive dhe doli ky propozim.
Hezitova pak për të kthyer përgjigje. Në atë diskutim, aty mu mbush mendja që të pranoja kandidimin. Edhe pse më erdhi e papritur”, – tha Bozo për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post